“Djali i mamit”, francezi Rabiot po bisedon me Juventusin

Futbollisti francez Adrian Rabio konfirmoi se po bisedon me Juventusin, me qëllim që të bashkohet me të. Rabio momentalisht ndodhet me pushime ne Itali bashkë me të ëmën e tij, Veronika, që është njëkohësisht agjente e tij. Ky futbollisit që luan me përfaqësuesen franceze do që të largohet nga PSZH-ja dhe të bashkohet me ndonjë klub të madh evropian, por e ëma e tij krijon probleme, sepse kërkon një pagë të madhe për të birin. Sidoqoftë, tani duket se transferimi i tij ka marrë një drejtim të caktuar.

“Juventusi është një klub i madh, me të cilin do të donte të luante çdo futbollist. Po, është e vërtetë, ne po zhvillojmë bisedime me këtë klub”, deklaroi Rabio.

Sfidanti.al