Totenhemi, më shumë trofe se Liverpuli … është fjala për lojtarët!

Është e ditur se Liverpuli është një klub që ka fituar më shumë tituj se Totenhemi, por kur vjen puna për finalet si kjo e Championsit të shtunën, vlen edhe sa përvojë kanë lojtarët e skuadrave. Në këtë “lëmë”, Spërsat janë më lart pasi lojtarët e tyre kanë fituar 52 trofe ndaj 37 të të kuqve. Lukas Moura ka më shumë kupa, 11, të fituara që të gjitha kur ishte tek Paris SG. Interesant, fakti se futbollistët e Spërsave nuk kanë fituar asnjë trofe me Totenhemin.

Tek Liverpuli, më shumë tituj ka Xherdan Shaqiri, ish-lojtar i Bazelit, Bajernit dhe Interit. Ai doli kampion i Europës në 2013 me bavarezët, por pa luajtur në finale, ashtu Starrixh doli kampion me Çelsin në 2012, duke qenë në stol. Totenhemi e ka fituar trofeun e fundit në 2008, në Kupën e Ligës, ndërsa Liverpuli në 2012, po në Kupën e Ligës. Kur vjen puna për finalet e kohëve të fundit, Liverpuli ka më shumë përvojë, sepse luajti në 2016 në Ligën e Europës, dhe në 2018 në Champions, edhe pse i humbi të dyja.

Sfidanti.al