Dibala ‘ndez’ merkaton: Të gjithë e duan Pogbanë; Mesi e Ronaldo, më të mirët

Juventus vazhdon të ëndërrojë për rikthimin e Pol Pogbasë, pavarësisht pozicionit të përforcuar së fundmi të tij te Mancester Junajtid që pas largimit të Zhoze Murinjos. Një prej lojtarëve të Zonjës së Vjetër që e dëshiron më shumë këtë kthim te francezit në Torino është pikëriusht Paulo Dibala të cilin e lidh një miqësi e fortë me Pogbanë.

‘Të gjithë e duan një futbollist me cilësitë e Pogbasë në skuadër, por sido që të jetë vendimi i tij, unë do t’i uroj gjithmonë më të mirën-tha Dibala në një intervistë për ‘Telefoot’.

Nëse Pogba do të kthehet te Juventus, do të jetë një ndihmë e madhe për kampionët e Italisë për të arritur objektiva të tjerë të rëndësishëm e në mënyrë të vecantë fitoren e Ligës së Kampioneve

‘Fitorja e Champions Leagues është synimi ynë kryesor-vijoi Dibala-do të bëjmë gjithcka mundemi për ta fituar sigurisht pa lënë pas dore kompeticionet e tjera. Atletiko së bashku me Liverpulin janë kundërshtarët më të vështirë, por ne jemi të ndërgjegjshëm për këtë dhe ndihemi gati’

Por edhe nëse Pogba nuk vjen, për Juventus nuk do të ishte një humbje e madhe duke qenë se në verën e 2018 siguroi njeriun e Champions League, Kristiano Ronaldo.

‘E dimë se sa i rëndësishëm është Ronaldo dhe cfarë na jep ai ditë pas dite-vijoi Dibala-gjithnjë kam thënë se ai dhe Mesi janë në një tjetër nivel. Edhe Nejmar është mjaft mirë. Mbape është i ri dhe mund të vazhdojë të impresionojë, por për momentin Mesi e Ronaldo mbeten nr.1’

sfidanti.al