Oklahoma thyen San Antonion dhe merr revanshin për humbjen e pësuar 2 ditë më parë pas asaj sfide të tejzgjatur që u mbyll pas dy kohëve shtesë. Në Chesapeake Arena , skuadra e Thandër e fitoi këtë përballje ndaj teksanëve me rezultatin 122-112 dhe gjithcka ndodhi pas pushimit të ndeshjes pasi pjesa e parë e sfidës u mbyll me avantazhin prej 9 pikësh të San Antonios. Rasëll Uestbruk shënoi 24 pikë e rrëmbeu 10 topa në tabelë, ndërkohë që një kontribut të rëndësishëm në këtë fitore të Oklahomës dha edhe Shrëder me 19 pikë, të gjitha rë shënuara pikërisht në pjesën e dytë të ndeshjes
Pas 4 humbjeve radhazi, Detroit rikthehet te fitorja dhe këtë e bën në Staples Center përballë Los Angeles Clippers me rezultatin 109-104. Njeriu i ndeshjes për Pistons u bë Blejk Grifin që e ndëshkoi rëndë ish skuadrën e tij duke shënuar 44 pikë personale. Basketbollisti nuk pati aspak mëshirë për Clippers pavarësisht pritjes me ovacione që i bënë tifozët e skuadrës kaliforniane.
Boston dorëzohet përballë Orlandos duke u mundur 103-105 në një ndeshje ku u duk se gjithcka po shkonte sipas skenarit të tij. Në Amëay Centër në Orlando, skuadra e Celtics u duke se kishte gjithcka në kontroll duke qenë se krijoi një avantazh të rëndësishëm në këtë ndeshje falë edhe lojës të së zakonshmit Kajri Irving. Por në periodën e fundit të sfidës, Orlando bëri praktikisht një lojë perfekte duke e reduktuar ndjeshëm diferencën, madje 2 sekonda nga fundi i sfidës ishte në kryesim të rezultatit me 2 pikë.Bostoni kishte në dispozicion edhe një mundësi të fundit për të evituar disfatën, por Tatum nuk u tregua i saktë në gjuantjen e tij.
sfidanti.al