Maradona iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në aparatin gastro-intestinal në klinikën Olivos të Buenos Airesit. ‘Operacioni shkoi shumë mirë-bën të ditur avokati i El Pibe de Oros nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter-tani presim që të bëjë riaftësimin në mënyrë që Diego t’i rikthehet punës sa më shpejt të jetë e mundur;
Shtrimi në klinikë i Maradonës ishte programuar javën e kaluar pasi legjenda e futbollit argjentinas shfaqi probleme gastrike duke iu nënshtruar edhe disa ekzaminimeve mjekësore. Operacioni zgjati 60 minuta dhe Maradona do të qëndrojë në spital deri në rikuperimin e tij të plotë, me shumë mundësi deri të dielën e ardhshme.
Diego Armando Maradona, aktualisht është trajner i skuadrës meksikane të Dorados. Ish numri 10 i Napolit e Agjentinës i kreu ekzaminimet mjekësore në 4 janë pasi i ndodhi një hemorragji në stomak. ‘Hyra në klinikë 58 vjec dhe dola prej saj 50 vjec-tha Maradona me tone shakaje në momentin që doli nga spitali.
sfidanti.al