Atletiko Madrid, tifozët zbresin në shesh: Godin duhet të qëndrojë

Lajmi për transferimin e Diego Godin te Interi në fund të sezonit, nuk është pritur aspak mirë nga tifozët e Atletiko Madrid. këta të fundit u organizuan në një lloj proteste përpara ndeshjes me Levanten që skuadra e Simeones e fitoi 1-0, për të ngritur zërin dhe për të shfaqur afeksionin e tyre ndaj qendërmbrojtesit uruguajan.

Në Madrid u dëgjuan kore të shumtë ndërkohë që u shpalosën edhe parrulla e banderola ku kërkohej rinovimi i kontratës së futbollistit me ‘Los Colchoneros’. ‘Karriera e Godin në këto 8 vjet ishte spektakolare; jemi unanimë të mendimit për qëndrimin e tij. Ne duam që Diego Godin të vazhdojë të luajë me Atletiko Madrid, sepse është kapiteni ynë, lideri dhe flamuri ynë. Godin nuk mund të largohet, thjesht sepse është një nga ne-lexohet në një komunikatë të Grupimit të tifozëve ‘Union de Peñas’.

sfidanti.al