De Gea nuk ka asnjë alternativë për të ardhmen

David De Gea po mendon tërheqjen përfundimtare nga futbolli i luajtur pasi nuk ka arritur të gjejë ende një klub profesionist që t’i ofrojë një kontratë të denjë për nivelin e tij. Shtatlarti spanjoll që vazhdin të shijojë pushimet pas përfundimit të kontratës me Manchester United, mund të marrë një vendim drastik në lidhje me të ardhmen e tij në futboll pasi mediat britanike bëjnë me dije që ka si opsion edhe tërheqjen përfundimtare nga futbolli i luajtur.

Pasi kaloi 12 vite në “Old Trafford” ai u la i lirë këtë verë por pavarësisht interesimit të disa klubeve mesatare, ai nuk pranoi asnjë ofertë. “The Guardian” shkruan se nëse shumë shoejt nuk do të mbërrijë një ofertë e denjë për emrin e tij, atëherë De Gea mund të varë dorezat në gozhdë edhe pse është vetëm 32 vjeç. Një lajm i pabesueshëm nëse mendon që vetëm pak vite më parë ai ishte një nga portierët më të mirë të botës dhe transfermi i tij te Reali i Madridit dështoi vetëm për çështje minutash në limitet e merkatos.

sfidanti.al