Man. City lider i padiskutueshëm në Angli

Manchester City ka fituar me rezultatin 2-0 ndaj Nottingham Forestit në ndeshjen e javës së gjashtë në Premier League. Pas vetëm shtatë minutash lojë, Phil Foden e kaloi kampioni në fuqi në epërsi me një asist të Kyle Walker ndërsa më pas një gol tjetër e shtoi Erling Haaland që bëhet ëprherë e më shumë dominues me 7 realizime këtë sezon në kampionat ndërsa kampionët nuk numërojnë ende asnëj barazim apo humbje.

Në ndeshjen e radhës, Manchester City do të sfidojë skuadrën e Wolverhampton dhe duket se deri në ndalesën e ardhshme të kombëtareve ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola nuk do të hasë asnjë pengesë për të ruajtur pozitat në krye të klasifikimit.

sfidanti.al