Kane shpërthen në Bavari, Bayern “korr frutet”  investimit

Harry Kane ishte protagonist kryesor me tre gola të shënuar në sfidën që prodhoi shtatë gola mes Bayern Munich dhe Bochum. Më në fund gjermanët po shikojnë frutet e investimit gjigand që bënë për të transferuar në Bavari sulmuesin anglez.

Gjithçka ishte e lehtë për Bayern, i cili mbylli “stërvitjen” me Bochum që në pjesën e parë: “pokeri” u nënshkrua nga Choupo-Moting, Kane, De Ligt dhe Sane. Më pas në pjesën e dytë Kane kompletoi tripletën e tij personale, ndërsa në listën e golashënuesve u vendos edhe Tel. Bajerni pas këtij 7-0 është në krye të tabelës së Bundesligës me 13 pikë, rezultat i katër fitoreve dhe një barazimi. Borussia Dortmund bën hapa përpara duke mposhtur Ëolfsburgun 1-0: Reus është vendimtar. Monchengladbach-Leipzig përfundon 0-1: Ëerner kujdeset të bëjë diferencën. Augusta fitoi me një rikthim kundër Mainz: Demirovic ishte vendimtar me një dygolësh për finalen 2-1.

sfidanti.al