Dani Alvesh është një futbollist që ka luajtur për disa skuadra, por një pjesë të mirë të karrierës ai e kaloi te Barcelona, megjithatë prapaskenat dhe të panjohurat nga e kaluara e tij nuk mungojnë. Vetë mbrojtësi braziilian i Paris Sën Zhermen e ka treguar një pjesë të ngjarjeve që ka përjetuar në një intervistë për ‘4-4-2’.
‘Në vitin 2006 isha shumëpranë arritjes së një marrëveshjeje me Liverpulin, por për njëarsye apo tjetrësn, bisedimet nuk patën një fund të lumtur-tha Alvesh-e njëjta gjë ndodhi edhe me Çelsin e Realin e Madridit. Por kur I mendoj mirë gjërat, mund të them se jam I kënaqur me karrierën time, te Barcelona munda të shkruaj historinë’
Sfidanti.al