112 ndeshje në Ligën e Kampioneve, Buffon barazon Henri dhe Lahm

Me sfidën e luajtur nga Sportingut të Lisbonës, Xhanluixhi Buffon i afrohet akoma më shumë 10 futbollistëve më më shumë ndeshje në Ligën e Kampioneve. Numri 1 i Juventusit nëfakt ka arritur në kuotën e 112 ndeshjeve në evenimentin më të rëndësishëm të Kontinentit të Vjetër duke barazuar Tierri Henri dhe Filip Lahm, ndërkohë që ka lënë pas portierin e Arsenalit, Petër Çeh.

Buffon, që është në vitin e fundit të karrierës së tij, mund të shënojë emrin mes 10 lojtyarëve me më shumë prezenca në Ligën e kampioneve me 7 ndeshje të tjera. Duke llogaritur dy ndeshjet e fundit në grup, Buffon do t’i duhet të zbresë në fushën e lojës edhe për 5 ndeshje të tjera,, 2 në 1/8 e finaleve, 2 në cerekfinale e gjysmëfinale. Një  motiv më shumë për Buffon dhe Juventusin për të tentuar fitoren e Kupës me Veshë të Mëdhenj, që po ëndërrohet prej kohësh nga ai dhe bardhezinjtë

Sfidanti.al