Askush në botë nuk dëshiron të jetë si tifozët e Sandërlendit!

Viti 2017 po përfundon, por tifozët e Sandërlendit nuk kanë parë ditë të bardha që kur ai hyri në 1 janar. Statistikat janë të tmerrshme, pasi skuadra që tani luan në kategorinë e dytë, vazhdon të mos fitojë. Që nga janari deri më sot, “Macet e Zeza” nuk kanë fituar asnjë ndeshje në “Stadiumin e Dritave”, madje tifozët në fushën e tyre e kanë parë ekipin e tyre në epërsi vetëm gjatë … 3 minutave. Po, po TRI minuta. Sandërlendi e nisi vitin në Premier Ligë, zbriti në maj në Championship, ndërsa ekziston rreziku që të bjerë edhe më poshtë nëse kjo gjendje vazhdon.

Sfidanti.al