Silvio Berluskoni: E shoh Milanin në televizor e ndihem keq

Nuk është më presidenti i Milanit, por  Silvio Berlusconi e ka të vështirë t’i qëndrojë larg kësaj skuadre, pasi sic e ka thënë disa herë vetë, është tifozi nr.1 i Djallit. Sigurisht moment i vështirë që po kalojnë kuqezinjtë në këtë sezon e ka bërë ish presidentin e Milanit të trishtuar gjë që ai e ka theksuar në një intervistë të dhënë për gazetarin e njohur italian Mauricio Konstanco në emisionin ‘L’Intervista’.

‘Pas shitjes së Milanit nuk kam shkuar më në stadium. E shoh skuadrën në televizor dhe ndihemkeq-ishte një frazë e shprehur nga Berluskoni që konsiderohet si presidenti më i suksesshëm i Milanit

Sfidanti.al