Kapiteni i përfaqësueses braziliane, Dani Alvesh doli në mbrojtje të Lionel Messit pas fitores së skuadrës së tij kundër asaj të Argjentinës në gjysmëfinale të Copa America. Kapiteni i skuadrës bardhekaltër pas kësaj humbjeje u vu sërish në qendër të kritikave në vendin e tij, dicka që për Alvesh është e pakuptueshme.
‘Duhet të jetë e vështirë të jesh më i miri në botë(qesh), nëse ne do të kishim humbur, faji do të ishte i të gjithëve-tha Dani Alvesh-por te Argjentina gjithcka bie mbi Leon. Këtu luajmë të gjithë, kurse te Argjentina është Messi dhe disa shoqërues’.
Por jo vetëm kaq, Dani Alvesh u tregua mirëkuptues edhe ndaj kritikave të Messit në drejtim të arbitrit të ndeshjes, ekuadorianit Rodi Zambrano i cili nuk akordoi 2 penallti në favor të Argjentinës.
‘Jam dakord me Messin, arbitri ishte më nervoz se vetë ne-tha kapiteni i ‘Seleçaos’, Dani Alvesh.
sfidanti.al