Bajerni Mynihut do të mbrojë sezonin e ardhshëm kurorën e dyfishtë në Gjermani dhe qysh tani i ka shitur të gjitha biletat e veta. Stadiumet në Bundesligë gjithnjë mbushen plot, pavarësisht nga pozicioni, në të cilin ndodhen klubet gjermane në tabelën e klasifikimit. Sidomos, më shumë mbushen stadiumet në Mynih dhe në Dortmund.
Në stadiumin e Bajernit, “Alianc Arena”, mblidhen 75 000 tifozë dhe qysh tani erdhi konfirmimi se janë shitur të gjitha biletat për ndeshjet e këtij klubi bavarez në fushën e vet ne sezonin 2019/20.
Ky klub gjithashtu njoftoi se janë shitur të gjitha biletat për ndeshjet brenda dhe jashtë të Bajernit në kuadrin e Bundesligës. Megjithatë, frekuentimin më të madh e ka Borusia e Dortmundit, të cilën e ndjekin mesatarisht në “Signall Iduna Park” – 80 841 tifozë!
Sfidanti.al