Sikur kampionati botëror të zhvillohej në Mars, më shumë tifozë në atë planet do të shkonin nga Anglia, por në Rusi ata kanë shkuar në një numër shumë të vogël dhe fajtore për këtë është fushata e tmerrshme antiruse që zhvilloi makineria propagandistike angleze. Në Rusi kanë shkuar afro 300 000 tifozë, por, për çudi, në Vollgograd ndodhen vetëm afro 2500 tifozë anglezë që, zakonisht, janë më të shumtit që udhëtojnë në kampionatet botërore.
Përgjegjësinë më të madhe për praninë modeste të anglezëve në Rusi e mban media angleze që, në prag të kampionatit botëror, shkruante pa pushim se bandat e huliganëve të frikshëm rusë i prisnin anglezët në Vollgorgrad dhe qytete të tjerë rusë. Mediumet anglezë shkruanin se rusët e “blenë” kampionatin botëror, duke korruptuar FIFA-n, ndërkohë që paralajmëronin se në Rusi, gjatë Botërorit, do të mund të kryheshin sulme terroriste, madje deputeti i Partisë Laburiste, Jen Ostin, e krahasoi Putinin me Hitlerin që i keqshfrytëzoi Lojrat Olimpike të vitit 1936 që të propagandonte idetë e veta fashiste, ndërsa kërkoi që qeveria britanike ta bojkonte kampionatin botëror në Rusi. Media u sugjeroi familjeve të lojtarëve me ngjyrë të përfaqësueses angleze që të mos shkonin në Rusi, për shkak të racizmit të theksuar në atë vend. Dhe, si rezultat i një atmosfere të tillë, shumë tifozë angleze preferuan që të mos shkonin në Rusi.
Por, sidoqoftë, trajneri i Anglisë, Garet Sauthgejt, thotë të kundërtën. “Unë ndodhem prej disa kohësh në Rusi dhe e ndjej veten këtu shumë mirë. Unë kam qenë edhe vjet këtu, në Kupën e Konfederatave. Atmosfera është e jashtëzakonshme, si në Kupat e tjera të Botës”, tha ai.
Sfidanti.al