Egjipti shkakton zhgenjim,  Paralajmërohet shkarkimi i Hektor Kuperit

Trajneri i përfaqësueses së Egjiptit, Hektor Kuper, ka shumë mundësi që të shkarkohet nga funksioni i tij mbas përfundimit të kampionatit botëror, mbas dy humbjeve radhazi, 0-1 nga Uruguai dhe 1-3 nga Rusia, njofton gazeta egjiptiane “Al Vatan’, ndërsa ndeshjen e tretë e ka me Arabinë Saudite.

Egjipti, në fakt, ra në një grup relativisht të lehtë, ku, sipas llogaritjeve, vetëm Uruguai ishte një kundërshtar i fortë, ndërsa Rusinë që e mundi lehtë 3-1 përfaqësuesen egjiptiane, shefat e federatës egjiptiane të futbollit e konsideronin si mediokre, por nuk doli aspak kështu, shkruan “Al Vatan”,

I pyetur nga gazeta në fjalë lidhur me të ardhmen e tij, Kuperi tha se gjithçka varet nga ai vetë. “Nëse njerëzit që më kanë ngarkuar mua me detyrën e trajnerit të përfaqësueses egjiptiane, nuk janë të kënaqur, unë vetë jam gati të largohem, kështu që nuk do të pres që mua të më shkarkojnë”, tha Kuperi.

Sfidanti.al