Japonia mundi 2-1 Kolumbinë, duke u bërë kështu vendi i parë aziatik që mund një ekip përfaqësues latinoamerikan në një kampionat btoëror, por, mbas ndeshjes, ndodhi diçka e pazakontë.
Tifozët japonezë me thasë plastikë nëpër duar filluan që të mblidhnin mbetjet dhe plehrat në shkallët e tribunës së stadiumit, ku u zhvillua ndeshja. Dikush e filmoi skenën me celular, duke e nxjerrë atë në rrjetet sociale dhe duke e bërë atë një hit të vërtetë që habiti të gjithë.
Prof. Skot Nort, ekspert për shoqërinë dhe kulturën japoneze, shpjegon me këtë rast:
“Pastrimi mbas ndeshjeve është vetëm një vazhdim i edukimit që nxënësit japonezë marrin në shkolla, ku fëmijtë i pastrojnë vetë oborret, korridoret dhe klasat. Një gjë e tillë i bëhet shprehi shumicës së popullsisë japoneze. Kështu, pastrimi plehrave në evente të tillë, si kampionati botëror, është një mënyrë për të shprehur krenarinë për mënyrën e tyre të jetesës dhe mundësi për ta ndarë atë me pjesën tjetër të botës”.
Sfidanti.al