Yjet pritet të jenë që të gjithë në fushë, sonte në orën 20:45. Barcelona pret Sociedadin në “Kamp Nou”, në ndeshjen e javës së 33-të të La Ligës, dhe trajneri Ernesto Valverde nuk dëshiron të ketë ndonjë të papritur të pakëndshme. Epërsia ndaj Atletikos është edhe e rëndësishme, por duhen edhe 6 javë deri në përfundim, pra 18 pikë, dhe matematikisht gjithçka mund të ndodhë.
Për këtë arsye, trajneri katalanas ka thirrur çdo futbollist të rëndësishëm që ka në skuadër, madje pritet të luajë me formacionin më të mirë të mundshëm. Edhe pse kampionati quhet i fituar, dhe shqetësimi më i madh është për gjysmëfinalen e Championsit ndaj Liverpulit, sërish Valverde nuk do të kursejë askënd. Në formacion besohet se do të kthehen Mesi, Pike, Rakitiç, Sergi Roberto apo Suarez, të cilët pushuan fundjavën e kaluar në fushën e Hueskës (0-0). Trajneri ka lënë jashtë liste vetëm Boatengun, Murijon dhe Todibon, për arsye teknike, është kthyer Ymtiti i rikuperuar, ndërsa të dëmtuar mbeten Rafinja e Vermelen.
Sfidanti.al