Champions, topi i ri ka historinë në të; ilustrohen fotot e 20 finaleve të fundit.

Që nga kjo e martë, futbolli evropian bëhet akoma më serioz.Liga e kampioneve  kthehet me ndeshjet e fazës së 1/8 të finaleve dhe me këtë rast Adidas prezantoi topin e ri që do të rrotullohet në fushat më prestigjioze të kontinentit evropian, ‘Rijetoni finalet më të mira të 20 viteve të fundit me topin zyrtar të UEFA Champions League. Ky edicion special i bën homazh dizajneve legjendare me yje në 2 dekada dhe siguron performanca perfekte në fushë’-është slogani.

Është një top që do të ketë historinë në të, 20 finale të shfaqura në sferën e ëndrrave, nga Milano 2001 deri në Stamboll 2020. Një panel i dedikohet cdo sfide me grinë si ngjyrën dominuese dhe panelet alternuese klasike me yjet e bardhë cepat e të cilëve nuk bashkjohen kurrë, por janë lehtësisht mbi njëra-tjetrën. Topi tashmë është gati të rrotullohet në fusha deri në finalen e radhës.

Sfidanti.al