Kjo është analiza që bën “La Gazeta delo Sport”, që ka rreshtuar ekipet e hedhur në fushë nga trajneri i kampionëve. “Kur teprimi pëlcet”, shkruan e përditshmja milaneze që sqaron se Andrea Pirlo ka pasur gjithnjë formacion të ndryshëm në ndeshjet e luajtura këtë sezon, 32 ndeshje e 32 titullarë të ndryshëm, qoftë edhe me lëvizje të vogla. “Pirlo e ka përdorur rotacionin në mënyrë të vendosur, të vazhduar e ndoshta edhe të tepruar, duke krijuar një dyshim për identitetin e ekipit dhe të lojës”, – komenton “La Gazeta”. Pra, cila është “skuadra-tip”? Me gjasë, po u merren mendtë edhe vetë futbollistëve. Sqarimi është se në fillim Pirlo bëri rotacion për të njohur lojtarët, më pas për të krijuar ekuilibrat më të mirë taktikë për ndeshje e kundërshtarë të caktuar, ndërsa që nga janari e ka bërë nga halli për shkak të dëmtimeve dhe Kovidit.
Sfidanti.al