Totenhemi po bie nga “vakti” me Murinjon, klubi bën llogaritë!

U mor për ta ngritur ekipin një hap më lart se paraardhësi i tij shumë i mirë, por disi “plebe”. Gjithsesi, pasi ka kaluar jo pak kohë që Zhoze Murinjo punon me Totenhemin, konkluzioni është që Spërsat janë në dekadencë, dhe shumë poshtë nivelit që ishin me Maurisio Poçetinon. Nuk bëhet fjalë për të rigjetur argjentinasin pasi ai tani punën tek Paris SG, por për të gjetur zgjidhjen e ekuacionit “me apo pa Murinjon”.

Mediat angleze shkruajnë se brenda klubit ka mendime që të shkarkohet portugezi dhe t’i ofrohet detyra trajnerëve të tillë si Julian Nagelsman apo Brendan Roxhers. Tek Spërsat ka admirues për teknikun e Lajpcigut dhe atë të Leisterit, por problem mbetet paketa dëmshpërblyese e Murinjos. Ai fiton 15 milionë paundë stërlina rrogë vjetore dhe do të duheshin shumë para për “ta hequr qafe”. Presidenti Levi beson ende se me të mund të fitohen trofe, diçka që klubi ka 13 vjet që nuk e bën. Ndoshta Kupa e Ligës, por sidomos Liga e Europës që do të thotë edhe kualifikim për në Champions.

Sfidanti.al