Eliminimi në Ligën e Kampioneve nga Ajaksi në Santiago Bernabeu shkaktoi debate të forta te Reali i Madridit. Presidenti Florentino Perez pati një debat të ashpër me kapitenin Serhio Ramos që nuk e zhvilloi ndeshjen sepse ishte i skualifikuar pas kartonit të verdhë të marrë me qëllim në sfidën e parë me Ajaksin.
Sipas asaj që publikohet në median spanjolle, Perez i priti lojtarët të vinin në dhomat e zhveshjes për t’i kritikuar, por me kalimin e minutave, toni i zërit u ngrit dhe komunikime me xhentilesë u la në harresë dhe u dëgjuan fjalë më të forta deri te mbiemri ‘i turpshëm’
Ishte pikërisht ky momenti kur Ramos reagoi me forcë duke iu kundërpërgjigj Perezit e duke e akuzuar atë dhe bordin drejtues të skuadrës për një planifikim jo të mirë të skuadrës për ta bërë më pas edhe përgjegjës për katastrofën futbollistike të Realit të Madridit.
Perez arriti deri aty sa ta kërcënojë Ramos duke i thënë: Unë të largoj, por futbollisti nuk u tremb dhe iu përgjigj: Më paguaj dhe unë iki. Unë kam dhënë gjithcka në cdo ndeshje për këyë klub e madje edhe për ty’.
sfidanti.al