Për momentin në stol është zgjedhur Klaudio Ranieri. Veteranit 67-vjeçar, tifoz i thekur i Romës, iu ofrua stoli verdhekuq, pasi Euzebio Di Françesko u mendua si i papërshtatshëm për të mbajtur një barrë kaq të rëndë. Trajneri i afruar në verën e vitit 2017 nga Sasuolo, për momentin, u duk se nuk mund ta përballonte presionin e jashtëzakonshëm që rrethon Romën. Kjo u bë e qartë me eleminimin nga Porto në Champions, nga 1-7 në Kupë me Fiorentinën, dhe nga 0-3 në Serinë A në derbin ndaj LAcios.
Presidenti Paleta dhe drejtori sportiv, Baldini, besohet se ia kanë vënë syrin Mauricio Sarrit, madje thuhet se kanë drekuar me të, veçse pritet të shikohet se çfarë do të ndodhë në verë. Sarri ndodhet në vështirësi tek Çelsi, ndërsa në Itali pati gjithnjë sukses me Empolin dhe Napolin. Roma pati vjet, nën drejtimin e Di Françeskos, ecurinë më të mirë në Champions që nga viti 1984, duke mbërritur në gjysmëfinale, pas përmbysjes që i bënë Barcelonës. Gjithsesi, klubi shpreson të gjejë ndonjë karakter të fortë (si Sarri), të ngjashëm me personalitetet e stolit si Lidholm e Kapelo.
Sfidanti.al