“Magjistari” tradhton Mesin pas finales së Kardifit

Ronaldinjo, katër vite, ka luajtur bashkë me Lionel Mesin te Barcelona dhe, asnjëherë, nuk e ka fshehur admirimin e tij për këtë futbollist argjentinas, duke e quajtur atë “Maradona i ri”, por, megjithatë, sipas “Magjistarit”, tani, Mesi nuk është më më i miri në botë? Ronaldinjo, mbas finales në Kardif, u pyet nga gazetarët se kush është, aktualisht, futbollisti më i mirë në botë dhe ja përgjigja e tij: “Kush? Sigurisht që Kristiano Ronaldo. Rezultatet, titujt, numri i golave dhe loja e tij e provojnë më së miri këtë”, deklaroi Ronaldinjo. Me siguri që, me këtë deklaratë të tij, Ronaldinjo ka habitur edhe vetë Mesin, pasi, veç faktit se është mik i tij, Ronaldinjo është edhe ambasador i klubit të Barcelonës.

Sfidanti.al