Figura e shëmtuar e Nike; manipulon foton e Cristiano Ronaldos

Cristiano Ronaldo të shtunën e 3 qershorit fitoi Ligën e Kampioneve me Realin e Madridit dhe kompania Nike shfrytëzoi rastin për të festuar për yllin portugez duke publikuar një foto të tij të fëmijërisë, dicka që rezultoi dicka jo shumë e këndshme. Nike që ka kontratë sponsorizimi me Ronaldon, në Twitter publikoi foton e portugezit kur ishte thjesht një fëmijë dhe në bluzën e veshur prej tij ishte e shkruar ‘Ky djalë e ka ditur’. Pikërisht këtu qëndron problemi. Shumë ndjekës të këtij rrjeti social zbuluan se kjo foto e Nike ishte e bërë me photoshop. Në foton origjinale Ronaldo ishte me bluzë të markës Adidas dhe kompania amerikane e zëvendësoi atë me logon e saj duke bërë një figurë të shëmtuar.

sfidanti.al