Pronarët e Interit: Të gjithë mund të ikin, veç njerit…!

Ikardi, Kandreva, Perishiçi dhe të tjerë kanë “dritën e gjelbër”, pra, mund të largohen nga Interi, nëse duan, veç njerit. Pronarët e Interit, kohët e fundit, “mbaruan punë” me trajnerin Luçiano Spaleti, ndërsa, tani, thonë se çdo lojtar mund të dalë në shitje, me përjashtim vetëm të njërit! Fjala është për mesfushorin Ribero Galjardini që, sezonin e kaluar, erdhi tek Interi nga Atalanta. Dy lojtarët më të kërkuar të Interit janë Mauro Ikardi dhe Ivan Perishiçi, ndërkohë që për futbollistin argjentinas klubi kërkon 110 milionë euro, ndërsa për atë kroat – 50 milionë që me siguri që do t’ia japë Mancester Junajtid.

Sfidanti.al