Favres i këndojnë “gjinkallat në kokë”, por Dortmundit s’i lejohet gabimi!

Për fatin e keq të trajnerit zviceran fitorja në Bundesligë kaloi dhe është histori e harruar, ndërsa tani vjen sërish Championsi. Do të thotë vjen ndeshja pas humbjes 1-3 në fushën e Lacios, e bashkë me të edhe detyrimi për të fituar. E përditshmja “Bild” e thotë shumë qartë: Nën presion ndaj Peterburgut (Zenitit), i ndaluar një turpërim tjetër për BVB-në! Menaxheri i skuadrës, Mikael Cork, nuk i kursen fjalët: “Kjo është një matematikë e thjeshtë, pas humbjes në Romë ne duhet të fitojmë ndeshjen në shtëpi ndaj Zenitit!”

Ç’mund të thotë trajneri Lysien Favre? Ai u lavdërua pas fitores 3-0 në derbi, ashtu siç u kritikua për humbjen ndaj Lacios. Tekniku ka disa pikëpyetje për të zgjidhur, siç është fakti nëse portier titullar duhet të kthehet Byrki apo të jetë Hic, siç ndodhi në Romë? Kapiteni Marko Rojs do të jetë titullar, apo do ta nisë nga stoli si ndaj Shalkes? A do të luajë Favre me mbrojtje me 3 apo me 4? Sido që të ndodhë, prej tij kërkohet vetëm fitorja!

Sfidanti.al