Trajneri gjerman martohet me “flakën” e tij 18 vjet më të re!

Është në një skuadër të njohur të futbollit teuton, edhe pse jo në Bundesligë, ndërsa në moshën 47-vjeçare i ka rënë “sërish në kokë”. Tomas Rajs, trajneri i Bohumit në Bundesligën e dytë, shpalli martesën e tij të dytë, këtë herë me një futbolliste 29-vjeçare të quajtur Karina Grendel. Vajza është mbrojtëse tek Bohumi, pra tek i njëjti klub, ndonëse ekipi është në ligat rajonale, porse në vend të parë.

“Ne donim të martoheshim në ndonjë plazh, diku jashtë vendit, por koronavirusi na detyroi që të bënim një ceremoni shumë më të vogël këtu në Bohum”, – tha Rajsi. Trajneri e njohur Karinën në vitin 2012, kur ajo ishte ende 19 vjeçe, duke e marrë nga Mërsi në Bohum, sepse Rajsi ishte përgjegjës për sektorin e femrave. Më herët, ai ishte i martuar me gruan e parë, Sabinën, me të cilën ka 3 vajza.

Sfidanti.al