Agjenti i Hysajt humbet durimin: Jam lodhur, prej 2 vitesh shkoj pas Napolit

Mario Giuffredi, agjenti i Elseid Hysajt, Mario Ruit dhe Di Lorenzos foli për mikrofonët e Radio Punto Nuovo teksa foli për klientin e tij, mbrojtësin e përfaqësueses shqiptare në lidhje me rinovimin e kontratës së Hysajt me Napolin.

‘Napoli ka 3 mbrojtës krahu dhe është e vështirë të gjejë më mirë-tha Giuffredi-Hysaj që nga momenti kur erdhi Gattuso, po luan shumë mirë. Vetëm me Ancelottin pati një rënie. Rinovimi? Nuk është i lidhur me atë të Gattusos. Nuk duhet të rinovojë sepse qëndron trajneri; janë 2 vjet që po i shkoj nga pas Napolit për rinovimin. Jam lodhur; tani është e drejtë që të studiohen propozimet që vijnë. Nëse Napoli do të bëjë propozimin e duhur, atëherë ai do të qëndrojë, përndryshe, pas 3 muajsh është i lirë të nënshkruajë me skuadrën që dëshiron. Nuk duhet të qëndrojë vetëm se qëndron Gattuso, Napoli duhet të besojë te ai. Futbollisti dhe unë duam të presim pak kohë’.

Sfidanti.al