Inter, Lautaro tremb tifozët: Sot i lumtur këtu, nesër nuk e di cfarë ndodh

Lautaro Martinez përjetoi një të shtunë të trazuar në Xhenova, por edhe kur flet për të ardhmen, argjentinasi nuk i lë aspak të qetë tifozët e Interit.

‘Punoj cdo ditë për t’u përmirësuar dhe fituar, jam i kënaqur dhe i lumtur te Interi. Dua të lë këtë skuadër në pozicionet më të larta të mundshme, nesër nuk e di se cfarë do të ndodhë. Sot këtu gjithsesi jam i lumtur, tifozët duhet falenderuar për të gjithë ngrohtësinë e tyre, po kështu edhe ata që punojnë në klub-tha Lautaro Martinez në prag të ndeshjes me Shakhtar Donetsk

Më pas Lautaro foli edhe për episodin ku goditi me grusht pankinën në Marassi në momentin e zëvendësimit. ‘U zemërova me veten time sepse nuk bëra ndeshjen që doja. Kur dola, emocionet… kështu jam unë-shtoi Lautaro-më doli nga brenda, por sot jam i kënaqur dhe gati për të martën’.

Sfidanti.al