Barcelona, Bartomeu reziston, për momentin nuk jep dorëheqjen

Pasditen e së hënës u zhvillua mbledhja e bordit drejtues të Barcelonës. Këshilli Administrativ i klubit katalanas me në krye presidentin Josep Maria Bartomeu, vendosi që të mos japë dorëheqjen dhe të presë vendimin e autoriteteve shëndetësore katalanase për mundësinë e zhvillimit të referendumit të anëtarëve të tij në fundjavë në seli unike në Camp Nou.

Barcelona, që po përballet me emergjencën Covid, I ka kërkuar Sekretarit për Sportin të Katalonjës që të shtyjë për në 15 nëntor mbledhjen për t’u garantuar më shumë siguri pjesëmarrësve, shumë prej të cilëve janë mbi 60 vjec dhe rezidentë jashtë Barcelonës, por Gerard Figueras e ktheu prapa pasi nuk ekzistonte asnjë pengesë ligjore apo sanitare

Klubi katalanas komunikoi se dëshiron të zhvillojë referendumin, por nënvizoi se rreziqet për shëndetin e anëtarëve të tij mund të jenë shumë të lartë. ‘Nuk do të jemi bashkëpunëtorë në këtë budallallëk-tha për ‘Sport’ një burim I brendshëm te Barcelona-jeta e njerëzve është më e rëndësishme, për të votuar ka gjithmonë kohë’.

Sfidanti.al