Edhe Ronaldinho Gaucho është pozitiv me Covid-19. Ishte vetë ish futbollisti i Barcelonës dhe Milanit e konfirmoi lajmin nëpërmjet një videomesazhi në rrjetet sociale. ‘Jam mirë, jam asimptomatik, por për momentin duhet të shtyjmë takimin. Së shpejti do të jemi bashkë-ishte mesazhi i Ronaldinhos në profilin e tij në Instagram i cili pritej në Belo Horizonte për një event.
Sipas medias braziliane, 40 vjecari e mësoi pozitivitetin e tij pas një testi me tampon të kryer në stadiumin Mineirao. Tani Ronaldinho do të qëndrojë në izolim në një hotelë në kryeqytetin e Minas Gerais.
Sfidanti.al