‘El Clasico’, një audio ndez akoma më shumë polemikat: Është faull i Sergio Ramos

Ndizen akoma më shumë polemikat rreth El Clasico e sidomos episodit të 11 metërshit të dhënë nga sistemi VAR. Sipas programit ‘Què T’hi Jugues’  i radios SER Catalunya, asistenti i Martinez Munuera e informoi këtë të fundit për një faull të Sergio Ramos përpara se Lenglet  ta tërhiqte për fanele, por Munuera pasi e pa në VAR aksionin akordoi 11 metërsh.

‘Është faull i Sergio Ramos-ishgte paralajmërimi i asistentit përpara se Sanchez Martinez ta thërriste Munuerën të rishihte në monitor momentin kur dukej Lenglet që I tërhiqte fanelën Ramosit

Ndërkohë në rrjetet sociale bëri xhiron e botës një imazh ku dukej se Ramos godet pak Lenglet. E megjithatë, Sanchez tregoi aksionin ku duket faulli i francezit ndaj andaluzianit

Sipas SER Catalunya nuk dihet nëse Barcelona do t’i kërkojë Komitetit Teknik të Arbitrave audion për të qartësuar atë cfarë ndodhi në të vërtetë në aksionin  që vendosi El Clasicon, pasi pas këtij momenti Barcelona nuk pati forcë të reagonte

Por, ndërkaq, e përditshmja Sport bën të ditur se klubi katalanas ka hyrë në kontakt me  presidentin e Federtatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales për t’u ankuar për arbitrimin e Munuerës, ndërsa ‘La Vanguardia’ në një artikull të saj thekson se VAR e ka favorizuar në 20 raste Realin e Madridit në periudhën postlockdoën, ndërsa Barcelonën e ka penalizuar në 15 raste.

Sfidanti.al