Andrea Pirlo po përballet me një problem të madh në prag të ndeshjes me Juventusin në Ligën e Kampioneve që ka të bëjë me mbrojtjen. Leonardo Bonucci që shfaqi një problem muskular në ndeshjen me Veronën duke iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore që nuk treguan për një dëmtim muskular.
Megjithatë qendërmbrojtësi mbetet në dyshim për ndeshjen e Ligës së Kampioneve që Juventusi do të luajë të mërkurën ndaj Barcelonës. Ditën e mërkurë, Bonucci do të mbahet vazhdimisht në vëzhgim dhe do të provojë të shtrëngojë dhëmbët deri në fund, por nuk është e thënë që ai të jetë në gjendje që të riaftësohet.
Nëse Bonucci nuk do t’ia dalë mbanë dhe me Chiellinin e De Ligt në infermieri, Andrea Pirlo mbetet vetëm me Danilon dhe Demirel në dispozicion përsa i përket prapavijës. Por Juventus ka edhe një ankth tjetër, atë për Cristiano Ronaldon i cili duhet të rezultojë negativ në testet për Covid në prag të sfidës me katalanasit. Pirlos nuk i mungojnë alternativat në sulm, por Cristiano Ronaldo është njeriu Champions.
Sfidanti.al