Barazimi me Bajernin është “kartvizita” e Lajpcigut në Champions!

Sezonin e kaluar u arrit gjysmëfinalja, dhe nuk ishte aspak gjë e vogël. Red Bull Salcburgu po i mbërrin më në fund sukseset për të cilët ka pretenduar gjithë këta vjet, dhe trajneri Julian Nagelsman mund të jetë krenar. Pas suksesit të kaluar në Champions, dhe qendrueshmërisë në Bundesligë, skuadra e tij shkon në ndeshjen e sotme ndaj Mançester Junajtidit në Gjermani me besim se mund t’ia dalë. Kërkohet fitorja, por përse të mos arrihet nga një ekip që sapo arriti të barazonte 3-3 në fushën e Bajernit, madje duke qenë në avantazh deri në minutën e fundit?

“Do të duhet të luftojmë deri në frymën e fundit për t’ia dalë ndaj Junajtidit, – paralajmëron Nagelsmani – nuk e kam fjalën për humbjen 0-5 që pësuam në “Old Traford” sesa për aftësinë e anglezëve për të përmbysur rezultatin siç kanë bërë në 5 ndeshjet e fundit jashtë fushe në Premier. Edhe për ndeshjen që humbëm në Angli, u tregova lojtarëve se ata luajtëm shumë mirë, por bënë disa gabime që nuk duhet të përsëriten”. Gjithsesi, Lajpcigu do të ketë mungesa si Samarxhiçin (Kovid), Laimerin, Klostermanin, Henrihsin dhe Upamekanon.

Sfidanti.al