Tomas Myleri për Joakim Lëvin: Kjo temë është shumë larg meje!

Do të jetë gjithnjë në formë dhe gjithnjë gati, ose të paktën do të përpiqet. Tomas Myleri e tregoi edhe këtë të shtunë sesa i rëndësishëm është për Bajernin duke shënuar 2 gola e duke e shpëtuar nga humbja në shtëpi ndaj Lajpcigut, ndërsa gazetarët e ngacmojnë për faktin se trajneri i kombëtares, Joakim Lëv, e ka lënë prej kohësh jashtë kombëtares.

“Kjo temë është shumë larg vendndodhjes sime të tanishme, – ishte përgjigja e 31-vjeçarit, – ne jemi në fushën e lojës, dhe unë përpiqem të ndihmoj Bajernin sa më shumë, që të jemi në krye të tabelës, të ecim në Champions. Deri tani jemi mirë. Për të tjerat, ju në media mund të diskutoni, por unë do të jem gjithnjë gati, le të shohim se çfarë do të ndodhë”. “Bildi” shkruan se Myleri ka më shumë ndikim këtë sezon sesa dy lojtarë të Bajernit që Lëvi i merr tek Gjermania, Leroi Sane dhe Serg Gnabri, pasi ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 6 asistë.

Sfidanti.al