E bujshme në Holandë; Alkmaar shkarkon trajnerin Slot

Një lajm i pabesueshëm vjen nga Holanda; AZ Alkmaar shkarkoi trajnerin e tij, Arne Slot, lajm ky që u konfirmua nga vetë klubi nëpërmjet kanaleve zyrtare të tij. Ishte ky një vendim i bujshëm ky i marrë nga drejtuesit e Alkmaarit duke parë rezultatet e shkëlqyera që ka arritur skuadra me këtë trajner sic është barazimi në shtëpi me Napolin që mund t’i japë mundësinë qAlkmaarit që të kualifikohet për në 1/16 e finalebve të Europa League

Drejtori Sportiv i Alkmaarit bëri të ditur se vendimi për shkarkimin e trajnerit ka të bëjë me faktin se Slot ka hyrë në tratativa me klube të tjerë për të punuar që nga qershori i vitit të ardhshëm. Vendin e Arne Slot në pankinën e Alkmaarit do ta marrë asistenti i tij, Pascal Jansen

Sfidanti.al