Trajneri i Kadisit, Servera, një hero pas fitoreve me Barçën dhe Realin!

Nuk kishin kaluar shumë kohë nga triumfi 2-1 në Madrid, kur ja ku erdhi një tjetër po aq i bukur. Kadisi është mrekullia e Ligës spanjolle të futbollit, i mbërritur pa pretendime nga kategoria e dytë, por që është tashmë fitues ndaj dy gjigandëve, Realit dhe Barcelonës. Jo vetëm kaq, por ekipi modest ka 18 pikë duke qenë në zonën e lartë të renditjes (mbi Barçën).

Trajneri Servera (Cervera) ndihet i kënaqur, por nuk dëshiron të komentojë shumë. “Nuk është se ndjej ndonjë krenari shumë të madhe, – tha ai, – padyshim që kam dëshirë që ekipet që drejtoj të luftojnë dhëmbë për dhëmb me Barcelonën, Realin apo Atletikon. Kur u ndeshëm me Atletikon pësuam 4 gola. Kur mbrohemi më mirë, ia dalim mbanë”. Ndaj Barcelonës, Kadisi pati vetëm 18 për qind të zotërimit të topit, dhe Servera pohon se “nuk ka ekip tjetër që të të detyrojë të mbrohesh aq shumë sa Barça”.

Sfidanti.al