Sergio Ramos nuk shkon te Juventus; e ardhmja është në MLS

Reali i Madridit po përjeton momente të vështira me Zidane që rrezikon seriozisht postin, ndërkohë që vijohen diskutimet për rinovomin e kontratës së Sergio Ramos. Sipas portalit ‘Todofichajes’, kapiteni i Los Blancos ka vendosur për t’u larguar nga skuadra kamoione e Spanjës, një ‘divorc’ i bujshëm ky që ka ngjallur interesin e Juventus edhe pse mbrojtësi andaluazian duket se nuk ka ndërmend që të qëndrojë në Evropë.

Në të ardhmen e Sergio Ramos në fakt duket se është Major League Soccer dhe më konkretisht Inter Miami i David Beckham.Klubi amerikan mund t’i ofrojë 34 vjecarit një kontratë 3 vjecare. Në fund të muajit pritet të zhvillohet takimi vendimtar me drejtuesit e Realit të Madridit, të cilëve Sergio Ramos do t’u komunikojë vendimin e tij përfundimtar.

Sfidanti.al