Franck Ribery mund të qëndrojë edhe 2 vjet të tjerë te Bayern Munchen. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja franceze “L’Equipe”, sipas së cilës, klubi bavarez i ka ofruar sulmuesit francez një kontratë të re edhe për 2 sezone të tjerë, pavarësisht faktit se ai tashmë është në moshën 33-vjeçare.
Kontrata aktuale e Ribery me Bayern skadon në fund të këtij sezoni dhe deri tani francezi ka zhvilluar me kampionët e Gjermanisë 8 ndeshje, duke shënuar 2 gola e duke dhënë 8 assist.
Sipas “L’Equipe”, Bayern po mendon që në 25 nëntor të bëjë të ditur rinovimet e kontratës së 2 futbollistëve, atë të Ribery dhe të Leëandoëski, me të cilin bisedimet për zgjatjen e kontratës kanë nisur prej kohësh.