Bajerni i Mynihut nuk gjen qetësi as në Asamble, anëtarët fërshëllejnë e fyejnë Hënesin

Bajerni i Mynihut është zyrtarisht në një kaos dhe kjo u pa edhe në Asamblenë e Përgjithshme të tij ku ndenjat që kanë dominuar anëtarët e këtij klubi ishin zhgënjimi, dëshpërimi zemërimi dhe shkaku për këtë u bënë rezultatet e skuadrës gjatë këtij sezoni si dhe sjellja e drejtuesve të tij.

Ajo që të bën përshtypje është se në Asamblenë e bayernit ishin 1682 anëtarë, ndërkohë që shifra totale e tyre është 291 mijë, një shifër kjo që tregon situatën shumë të nderë te Bajerni i Mynihut. por nuk është vetëm kjo. presidenti i klubit Uli hënes u bë shënjestër e fërshëllimave dhe fyerjeve gjë që e shokoi atë. Uli Hënes u kritikua shumë për përjashtimin nga tribuna e nderit e një legjende të Bajernit sic ishte Pol Brajtner. Presidenti aktual i Bajernit u mbrojt, por nuk ishte shumë bindës në atë që ai thoshte. Ndërkaq, klubi kampion i Gjermanisë është folur për t’iu nënshtruar ndryshimeve të mëdha, të paktën kjo është ajo që kanë deklaruar në javët e fundit Hënes dhe Rumenige. Ky i fundit është drejt mbylljes së kontratës së tij, por Hënes shpreson në rinovimin e saj.

Historitë nuk mbyllen këtu, së fundmi në Gjermani po flitet për Oliver Kahn si një kandidatiurë e fortë për të pasuar Hënes në postin e presidentit të bajernit, zëra këto që për momentin janë në kuadër të zërave. Një tjetër pikë që i diskutua në Asamblenë e Bajernit ishte ajo e merkatos së transferimeve, ndërkohë që u konfirmua edhe Niko Kovac në pankinë. Përsa u përket lëvizjeve, bajerni gjatë muajve të verës nuk shpenzoi asgjë, një gabim ky të cilin kampionët e gjermanisë nuk duket se kanë ndërmend ta përsërisin duke parë atë cfarë po ndodh me skuadrën në këtë sezon.

sfidanti.al