Bajern, krizë e hapur, shfryn Nojeri: Këtu ka një problem përqendrimi

Tronditen akoma më shumë pozitat e Niko Kovac në pankinën e Bajernit të Mynihut. Tekniku kroat që sezonin e kaluar arriti të shpëtojë vendin e punës duke fituat titullin e Bundesligës, atë aktual e ka nisur me shumë amplituda duke kaluar nga fitorja e bujshme me Tottenhamin në Ligën e Kampioneve te hapat falsë në Bundesligë sic është barazimi 2-2 me Augsburgun.

Ishte ky një rezultat që nuk I lejoi kampionët e Gjermanisë të rimarrin kreun e klasifikimit pavarësisht frenimit të Lajpcigut dhe Borusia Mënshengladbah dhe që I tërboi drejtuesit e Bajernit të Mynihut të cilët duket se e kanë humbur durimin  me këto rezultate e hope të skuadrës bavareze.

Ata u larguan nga WWK Arena dukshëm të nervozuar pas një takimi me trajnerin Kovac; Hënes evitoi gazetarët me frazën: ‘Nuk kam kohë për të folur’, ndërsa Rumenige ishte akoma më enigmatik teksa tha: ‘Kohë kam, por nuk do të them asgjë’

Ai që foli dhe që nuk u kursye aspak në kritikat e tij ishte Manuel Nojer në intervistën e tij për të përditshmen gjermane ‘Bild’. Portieri gjerman e tha qartë pa luajtur shumë me fjalët se rendimenti I Bajernit në këto ndeshje nuk është I denjë për një skuadër të madhe duke I dhënë edhe një mesazh trajnerit Kovac.

 

‘Të fitosh 4 ndeshje në 8 të tilla nuk është aspak e mirë, nuk është ky niveli ynë-tha Nojer-nëse pëson gol në fillim dhe në fund të ndeshjes do të thotë se ke një problem në aspektin psikologjik. Ky këtu nuk është Bajerni I Mynihut’.

Sfidanti.al