Benzema do të rikthehet në Madrid

Kanë kaluar katër muaj që kur Karim Benzema u largua nga Real Madridi, por është ende e vështirë për madrilenët që ta pranojnë këtë largim vetëm për faktin se erdhi papritur. Pasi fitoi gjithçka që mund të fitohej me Los Blancos, francezi u largua në drejtim të Al Ittihad. Real Madrid në anën tjetër nuk ishte në gjente pasardhësin e tij dhe fanella me numrin ‘9’ për këtë sezon ka mbetur bosh.

Megjithatë, sipas një raporti të fundit nga Marca, Karim do të kthehet në Spanjë në vitin 2024, edhe pse jo për shumë kohë. Gazetari Jose Felix Diaz pretendon se Real Madridi ka në plan të nderojë karrierën e Benzema-së duke aranzhuar një miqësore ndaj skuadrës saudite në stadiumin e ri verën e ardhshme.

sfidanti.al