Në një kohë që FSHF në Shqipëri e ka kthyer në normalitet shtrimin e fushave me bar sintetik, duke preferuar të trumbetojë vetëm faktin që këto komplekse janë investim i institucionit, në kontinentin e vjetër po ndjekin rrugën e kundërt. Europa po përgatitet për t’u dhënë fund fushave me bar sintetik. Shumë stadiume rinovohen, të tjerë ndërtohen, teksa disa prej tyre janë me bar artificial.
Që është shumë i dëmshëm për futbollistët, të cilët në shumë raste kanë pësuar dëmtime të ndryshme. Duke nisur nga tërheqjet muskulore, por jo vetëm. Një tjetër problem lidhet edhe me gominat që lëshojnë kimikate të ndryshme, duke ndikuar për keq në frymëmarrjen e futbollistëve. UEFA po mendon të mos lejojë zhvillimin e ndeshjeve në kushtë të tilla, duke u thënë lamtumirë fushave me bar sintetik. Një vendim që dëmton më shumë sipërmarrësit dhe dhe sportistët amatorë, teksa mendohet se deri në vitin 2030 nuk do të ketë më fusha me bar sintetik.
sfidanti.al