Stoichkov sulmon ashpër Van Gaal

Hristo Stoichkov, fitues i Topit të Artë në vitin 1994, ka sulmuar Louis Van Gaal, ish-trajnerin e ri te Barcelona. Bullgari, i cili vitet më të bukura të karrierës si futbollist i kaloi në “Camp Nou”, e cilësoi “gjeneralin” holandez si gënjeshtar. “Nuk dua t’ia përmend fare emrin. Kur bie fjala për Van Gaal-in, mua nuk më kalon asnjë mendim në kokë. Është një profesionist i madh, askush nuk e mohon. Metodat e tij të stërvitjes ishin të mira.

Por, unë nuk e kam pëlqyer kurrë si njeri. Askush nuk e do atë. As unë nuk jam i mirë në gjithçka, s’jam perfekt, por gjithmonë kërkoj të përmirësohem si njeri. Sigurisht që nuk dua të jem si Van Gaali. Ai është një mashtrues dhe një gënjeshtar, me të cilin nuk kam ndërmend të humbas as një minutë nga jeta ime. Nuk ia vlen fare”, theksoi futbollisti bullgar më i mirë në histori. Stoichkov kaloi 7 sezone te Barcelona në dy periudha të ndryshme, teksa punoi me Van Gaal vetëm një vit: në sezonin 1997/1998.

sfidanti.al