Akuzat per abuzim, Argjentina i del ne mbrojtje Sampaolit

Federata Argjentinasi i Futbollit ka dale ne mbrojtje te trajnerit Horhe Sampaoli pas lajmit te publikuar per abuzime seksuale ndaj nje kuzhiniere e punesuar ne Federate.

‘Besoj vertet te ndershmeria e Sampaolit-tha presidenti i AFA, Claudio Tapias-keto zera kane dale nga persona qe duan te demtojne imazhin e kombetares sone. Nuk ka pasur asnje denoncim, jane te gjitha trillime’.

Ai qe krijoi kete situate rreth perfaqesueses argjentinase ishte gazetari Gabriel Anejo. Sipas tij kuzhinierja vuajti ngacmimet e trajnerit te nenkampioneve te botes. Ajo deshi te denonconte cfare ndodhi, por AFA u perpoq qe ky lajm te mos publikohet, madje mendoi edhebper shkarkimin e trajnerit.

‘Kjo kuzhiniere ka nje familje, nje bashkeshort dhe nje femije te vogel-shtoi Tapia-askush nuk i mendon keto kur dalin lajme te tilla. Shkarkimi i Sampaolit? Edhe kjo eshte nje genjeshter, une kam raporte te shkelqyera me te’

Sfidanti.al