A e dini se cili është pseudonimi i Mesit në përfaqësuese …xhuxhi!

Portieri veteran i Argjentinës, Serhio Romero, zbuloi pseudonimin që ka Lionel Mesi në dhomën e zhveshjes së përfaqësueses argjentinase. Romero që, sikurse thuhet, nuk do të luajë në Botëror, për shkak të një dëmtimi, konsideron se Argjentina e udhëhequr nga Mesi mund të arrijë larg në Botëror. Midis të tjerave, ai zbuloi edhe se si e thërrasin të tjerët Mesin në kampin argjentinas.

“Për shkak të shtatit të tij të shkurtër, ne e thërrasim Mesin – xhuxh, por atij nuk i mbetet aspak qejfi. Bëhet fjalë për një lojtar të madh profesionist që kurrë nuk krijon probleme për gjëra të tilla të vogla”, tha Romero.

Sfidanti.al