Ah Ibra, nuk ndryshove as tani që je 40 vjeç!

Ylli i Milanit nuk do të mundë të luajë në ndeshjen e parë të plej ofit të Botërorit për Suedinë. Zllatan Ibrahimoviç është dënuar pas një ndërhyrjeje të keqe dhe të fshehtë ndaj kapitenit të Spanjës, Azpilikueta, në ndeshjen e tyre të eleminatoreve në Sevilje. Ibra hyri në fushë në 73’ duke mos lënë gjurmë në lojë, por duke u shquar për ndërhyrjen e gabuar që nuk i shpëtoi kamerave. Gjithashtu, nuk i shpëtoi as arbitrit që i dha karton të verdhë, dhe që ishte i dyti. Raportet nga Norvegjia pohojnë kështu, pra Zllatani do të jetë i pezulluar për ndeshjen e parë të plej ofit. i rritur si një djalë rrugë, suedezi me origjinë boshnjake ka pasur edhe më parë situata të tilla, të fundit në derbin Milan-Inter në Kupën e Italisë sezonin e kaluar, kur u përjashtua me karton të kuq.

Sfidanti.al