Ka një dëmtim dhe nuk do të mundet të synojë shtimin e golave të tij me kombëtaren për t’iu afruar Pelesë. Nejmar ndjeu shqetësim muskulor në seancën stërvitore me Brazilin në prag të ndeshjes eleminatore të Kupës së Botës ndaj Argjentinës në Buenos Aires. Stafi teknik dhe ai mjekësor i “Selesaos” vendosi të mos rrezikonte aq më tepër që brazilianët e kanë siguruar kualifikimin. Nejmari pra nuk udhëtoi me ekipin, dhe superklasikja tashmë do të jetë më pak “super”, siç shkruajnë mediat. Pritej përballja e Ney-t me Lionel Mesin, por kjo nuk do të ndodhë. Vetë kapiteni argjentinas pritet të jetë në fushë pasi e mori veten plotësisht nga dëmtimi që e pengoi të luante dy ndeshje për Paris SG dhe e detyroi të ishte zëvendësues në Montevideo ndaj Uruguajit. Këtë herë Mesi duhet të jetë titullar.
Sfidanti.al